KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tre të arrestuar pas konfiskimit të një milion eurove në Merdar – automjeti hynte nga Serbia në Kosovë

Tre të arrestuar pas konfiskimit të një milion eurove në Merdar – automjeti hynte nga Serbia në Kosovë

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar sot në pikëkalimin kufitar Merdare Border Crossing, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga Dogana e Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, lidhur me rastin janë ndaluar tre persona, ndërsa automjeti ishte duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se automjeti është selektuar për kontroll në hyrje, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

Fillimisht, ai është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacione për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.

“Pas indikacioneve të para nga skaneri, është kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e parave dyshohet të jetë rreth 1,000,000 euro.

Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe, në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore.

Dogana e Kosovës theksoi se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kyçe për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.