Interesimi për Beauty Fair Kosova 2026 ka tejkaluar pritshmëritë dhe vendet për ekspozues po shkojnë drejt përfundimit.
Panairi i parë i dedikuar industrisë së bukurisë, estetikës dhe mirëqenies në Kosovë do të mbahet më 24, 25 dhe 26 Prill 2026 në Prishtina Mall, duke sjellë për herë të parë një platformë të strukturuar dhe profesionale për këtë sektor në rritje.
Brende kozmetike, klinika estetike, kompani distribucioni, studio bukurie, akademi trajnimi dhe qendra wellness tashmë kanë rezervuar pjesën më të madhe të hapësirës ekspozuese.
Organizatorët bëjnë të ditur se kapaciteti është i limituar dhe regjistrimet janë në fazën e fundit.
Bizneset që duan të jenë pjesë e edicionit të parë duhet të nxitojnë për të siguruar shtandin e tyre.
Kontaktoni në:
beautyfairkosova@gmail.com
045 666 220
Beauty Fair Kosova 2026, bëhu pjesë e skenës së bukurisë!