KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoxhaj: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari

Hoxhaj: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se një kandidati për president që i takon familjes Jashari çdoherë do t’i përgjigjej me po. Megjithatë, ai thekson se vendimi i takon kryesisë së PDK-së.

Sipas deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj dialogu për çështjen e presidentit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderëve të partive opozitare duhet të jetë më përmbajtjesor.

“Një kandidature që vjen nga familja Jashari në Kuvend të Kosovë unë do t’i thoja personalisht çdoherë po, por vendimi është i Kryesisë së PDK…. edhe dialogu duhet të jetë më përmbajtjesor mes kryeministrit dhe kryetarëve të partive politike në opozitë se si t’i qasemi kësaj teme ”, theksoi deputeti Hoxhaj, raporton kp.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është parti ka dal nga lufta dhe rruga e UÇK-së dhe jo nga zyrat e ngrohta dhe printerave e draft-statuteve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.