Producentja e Big Brother VIP Kosova 4, Olsa Muhameti, ka ndarë sot në InstaStory një postim që Dolce kishte publikuar pas daljes së saj nga shtëpia e BBVK.
Dolce, pas daljes nga shtëpia, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet e saj sociale, duke reflektuar mbi eksperiencën që i ndryshoi jetën. Ajo e përshkroi rrugëtimin e saj jo thjesht si një lojë, por si një betejë me veten.
Në fund të postimit, Dolce shtoi: “Faleminderit për këtë përvojë unike që do ta mbaj gjithmonë me krenari. Shumë faleminderit për suportin, ju dua”, duke bërë tag në Big Brother dhe Olsa Muhametin.
Kur Olsa shpërndau Story-n e Dolces, ajo duket se bëri edhe një kunja për banorët e tjerë që pas daljes kanë kritikuar produksionin. Ajo shkroi: “Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë”.
Ky mesazh duket një reagim indirekt ndaj banorëve që, pas largimit nga shtëpia, kanë akuzuar produksionin për padrejtësi dhe mungesë transparence.
Midis tyre ishin Benita dhe Labonit Rexha, i cili madje kishte kërcënuar se do të merrte masa ligjore për largimin e tij me zarf të zi, duke pretenduar padrejtësi nga produksioni. /Telegrafi/
Olsa Muhameti/InstaStory