KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kanosi gazetarët, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Viti

Kanosi gazetarët, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I, i cili gjendet në masën e paraburgimit që nga data 03 shkurt 2026.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më datë 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta, në Gjykatën Themelore në Gjilan-Dega në Viti, i pandehuri A.I, me dashje dhe me qëllim frikësimi i ka kanosur me veprime serioze të dëmtuarit E.C gazetare, D.N kameraman që të dy nga gazeta “Nacionale”, dhe të dëmtuarin F.K gazetar hulumtues i “Betimi për Drejtësi”, për shkak të ushtrimit të detyrës profesionale si gazetar.

“…pas përfundimit të një seance gjyqësore në procedurë civile që ishte duke u zhvilluar në një nga sallat e gjykatës në Viti, derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer punën e tyre si gazetar dhe kameraman, i pandehuri ju drejtohet para kamerës, dhe kryen veprimin kanosës duke vendosur dorën e tij tek fyti i tij në formë kanosëse, që nënkupton një mesazh të qartë se personi rrezikon jetën ose integritetin trupor, me çka me këto veprime të kundërligjshme tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.