KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pedri zbulon cilin lojtar të Real Madridit do te Barcelona dhe cili e vë më shumë në vështirësi

Pedri zbulon cilin lojtar të Real Madridit do te Barcelona dhe cili e vë më shumë në vështirësi

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka zbuluar se lojtari i Real Madridit që do të dëshironte më shumë ta shihte te katalanasit është Kylian Mbappe.

Ylli spanjoll gjithashtu pranoi me humor se do ta kishte shumë të vështirë të përballej në një duel shpejtësie me francezin ose me Vinicius Junior.

Duke folur në emisionin televiziv spanjoll “El Hormiguero”, së bashku me bashkëlojtarin Ferran Torres, Pedri u pyet se cilin futbollist të Real Madridit do të transferonte te Barcelona nëse do të kishte mundësinë.

Pa hezitim, ai iu drejtua Ferran Torresit dhe të dy ranë menjëherë dakord: “Po, Mbappe”.

I pyetur më tej se cilin kundërshtar nuk do të dëshironte ta kishte përballë në një garë shpejtësie, 21-vjeçari përmendi sërish të njëjtët emra.

“Një lojtar me të cilin nuk do të doja të përballesha në një duel shpejtësie? Pothuajse të gjithë, jam pak i ngadaltë”, tha ai me të qeshur, “Mbappe, Vinicius”.

“Po, kur topi i shkon Vinicius Juniorit, gjithçka që mund të bësh është të lutesh. Ai vrapon tre herë më shpejt se unë”, shtoi Pedri me humor.

Deklaratat e mesfushorit të Barcelonës pritet të nxisin reagime në Spanjë, veçanërisht për shkak të rivalitetit të madh mes dy gjigantëve të La Ligës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.