Finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova kanë dhënë nga një mesazh motivues për të gjitha gratë dhe vajzat që po përballen me kancerin.
Të pesë finalistët thanë se gratë dhe vajzat që luftojnë me këtë sëmundje duhet ta pranojnë situatën në të cilën ndodhen dhe të përpiqen të mendojnë sa më pozitivisht.
Ludo: “Një gjë që e kam mësuar në jetë dhe është shumë e rëndësishme, është të pajtohesh me situatën. Në atë moment që ti pajtohesh me situatën, ti vepron ndryshe, mendon ndryshe”.
BBVK/Instagram
Hygerta: “Të pajtohesh me situatën nuk do të thotë të dorëzohesh?”
Ludo: “Jo, e pranon”.
Londrimi: “E pranon që veç ka ndodhur. Zakonisht kur na ndodh diçka themi ‘pse mua’ dhe kjo nuk do të thotë që të dorëzohesh, por që ka ndodhur dhe duhet të luftosh”.
Ludo: “Mendimet pozitive të ndihmojnë shumë, edhe pse janë pak më të vështira. Mendimet negative janë më të rënda, sepse truri ynë mundohet gjithmonë të na mbrojë. Duhet të jesh pajtues me situatën, ia del shumë më mirë”.
Klodiani: “Unë kam pasur një rast afër. Nuk duhet të mendosh pse ka ndodhur. A mendon keq apo mendon pozitiv, ta pranosh situatën ashtu siç është, të mendosh që ia del dhe të luftosh”. /Telegrafi/