KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nga 10 në 100 mijë – Selin Bollati shënon rritje të madhe në Instagram

Nga 10 në 100 mijë – Selin Bollati shënon rritje të madhe në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka fituar mijëra ndjekës në Instagram që pas hyrjes së saj në këtë format të njohur të reality shou-t shqiptar.

Në postimin e fundit, nga faqja në Instagram e banores shprehën mirënjohje për ndjekësit.

“100K. Sinqerisht… faleminderit. Ju dua. 100 mijë njerëz që po ndjekin rrugëtimin tim, që komentojnë, që më shkruajnë, që më mbështesin në çdo hap. Nuk është pak. Është shumë”.

Foto: Instagram

Ajo shtoi gjithashtu: “Faleminderit që ecni me mua. Rrugëtimi vazhdon”.

Rritja e shpejtë e ndjekësve është një tregues i popullaritetit të saj në këtë sezon të Big Brother VIP Albania 5, ku performanca dhe personaliteti i saj kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Foto: Instagram

Fansat e saj nuk kanë nguruar të komentojnë dhe të shprehin mbështetjen, duke e bërë Selin një nga banoret më të ndjekura dhe të diskutuar të këtij sezoni.

Ky moment duket se është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm për Selin në rrjetet sociale dhe brenda formatit, dhe mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e publikut deri në finalen e këtij edicioni. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.