KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lekaj: Familja Jashari duhet të mbetet e pastër e emblematike dhe jashtë politikës

Lekaj: Familja Jashari duhet të mbetet e pastër e emblematike dhe jashtë politikës

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re të vendit, kur kanë mbetur edhe më pak se dhjetë ditë.

Ai ka thënë se nuk beson që familja Jashari duhet të përzihet në politikë, duke u shprehur se si familje duhet të mbetet e pastër dhe emblematike.

“Në historinë e re të Kosovës është familja emblematike që çdo njeri e respekton për kontributin për atë çfarë ka ndodhur në Prekaz, për luftën dhe lirinë e Kosovës, që janë pjesë e saj e pandashme të të mirave që i ka përfituar Kosova.”

“Mendoj që Aleanca do ta përkrahë, mirëpo atë që mund ta them, ne kemi ofruar edhe figurën e zotit Haradinaj që është po familje emblematike…”, ka thënë ai, duke shtuar se: “Nuk besoj se familja Jashari duhet të përzihet në politikë.”

“Duhet të jetë e pastër, ashtu emblematike dhe të konsiderohet si familje e shenjtë, prandaj çdo hyrje, pa marrë parasysh të një figure të familjes Jashari në politikë, mund të them se e zbeh familjen”, është shprehur ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.