KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çështja e presidentit, Abdixhiku: Janë dy rrugë – konsensus politik ose marrëveshje klasike mes dy partive

Çështja e presidentit, Abdixhiku: Janë dy rrugë – konsensus politik ose marrëveshje klasike mes dy partive

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ekzistojnë vetëm dy opsione: konsensus politik mes faktorëve të vendit ose një marrëveshje klasike politike mes partive.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend, Abdixhiku tha se diskutimet kanë përfshirë jo vetëm çështjen e presidentit, por edhe tema të politikës së jashtme, sigurisë dhe interesave të përbashkëta shtetërore, si dhe buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe atë qendror.

“Ishte një takim ndërpartiak, ku diskutuam çështjen e ardhshme të zgjedhjes së presidentit dhe jo vetëm. Folëm për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, çështje të sigurisë dhe tema me interes të përbashkët. E falënderova për përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në buxhetin shtetëror. U zotuam për çështje të marrëveshjeve ndërkombëtare në interes të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po afrohet, duke nënvizuar se kanë mbetur nëntë ditë deri në votim. Sipas tij, dakordimi i përgjithshëm është se janë vetëm dy rrugë përpara: ndërtimi i një konsensusi politik brenda këtyre ditëve ose arritja e një marrëveshjeje klasike politike mes partive.

“Në të dyja rastet duhen dy të tretat e votave. Mbetëm të takohemi në ditët në vazhdim”, u shpreh ai./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.