Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka marrë vendim që përcjellësit e pacientëve mbi moshën 15 vjeç të paguajnë një tarifë prej 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e këtij institucioni.
Lajmi është konfirmuar nga zyra për media e QKUK-së në një përgjigje për Telegrafin.
Sipas njoftimit, ky obligim do të zbatohet në të gjitha klinikat e QKUK-së, me përjashtim të Klinika e Onkologjisë dhe klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje.
“Pavarësisht se pacientët mund të jenë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së. Përjashtim nga pagesa bëjnë gjithashtu përcjellësit e pacientëve nën moshën 15 vjeç. Sa i përket pacientëve me sëmundje kronike, ju njoftojmë se menaxhmenti i QKUK-së është duke zhvilluar diskutime të brendshme dhe ndërinstitucionale lidhur me çështjen e bashkëpagesave për këtë kategori”, thuhet në përgjigje.
Tutje thuhet se: “Qëllimi i kësaj mase është reduktimi i numrit të përcjellësve brenda klinikave, me synim përmirësimin e funksionimit normal të shërbimeve shëndetësore, ruajtjen e rendit, si dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për pacientët dhe stafin mjekësor”.
Po ashtu bazuar në këtë përgjigje nga zyra për media thonë se njëkohësisht, QKUK inkurajohet të sigurojë kushte minimale për përcjellësit e pacientëve, përfshirë vende për ulje dhe hapësira të përshtatshme, veçanërisht në klinikat ku pacientët janë në trajtim post-operativ apo kërkojnë kujdes të veçantë. Theksojmë se bashkëpagesa për përcjellësit nuk zëvendëson në asnjë rrethanë kujdesin infermieror dhe shërbimet profesionale shëndetësore që u ofrohen pacientëve. /Telegrafi/