Më 26 shkurt (e ejte), në orën 18:00, në Librarinë Dukagjini, në Sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet promovimi i librit “Pavarësia e Kosovës – Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ e SHBA-së (1981-2008)” me autor Prof. Dr. Roland Gjini.
Botimi sjell një studim të thelluar mbi rolin dhe kontributin e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhegazetës së saj “Dielli” në mbështetje të çështjes së Kosovës, nga demonstratat e vitit 1981 deri në shpalljen e pavarësisë dhe vitet pas saj. Sipas vlerësimit të akademikut Beqir Meta, vepra përbën një kontribut me vlerë shkencore, duke mbushur një boshllëk në studimet për diasporën shqiptar edhe angazhimin e saj në momentet kyçe të historisë sonë kombëtare.
Libri trajton reagimet dhe qëndrimet e “Vatrës” dhe “Diellit” ndaj zhvillimeve dramatike në Kosovë, përfshirë demonstratat e vitit 1981, heqjen e autonomisë më 1989, rezistencën paqësore, luftën çlirimtare dhe procesin e pavarësisë.
Përmes dokumenteve, rezolutave, editorialeve dhe analizave, paraqitet ndikimi i diasporës shqiptare në opinionin amerikan dhe diplomacinëndërkombëtare.Autori, Prof. Dr. Roland Gjini, është historian dhe pedagog me një veprimtari të gjerëakademike, me një sërë botimesh shkencore dhe tekste universitare.
Ky botim i ri pritet të zgjojë interes të veçantë në mesin e studiuesve, studentëve dhe publikut të gjerë të interesuar përhistorinë bashkëkohore të Kosovës dhe rolin e diasporës shqiptare.
Të gjithë të interesuarit, studiues, studentë dhe dashamirës të librit, janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet promovues.
Ju mirëpresim!