KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lamine Yamal thyen një rekord të Messit dhe Bojan Krkic

Lamine Yamal thyen një rekord të Messit dhe Bojan Krkic

Në kuadër të javës së 25-të të La Ligas, Barcelona triumfoi bindshëm ndaj Levante me rezultat 3-0 në ‘Camp Nou’.

Golat u shënuan nga Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez, ndërsa një nga asistet u realizua nga Lamine Yamal, mesfushori i talentuar i klubit katalanas.

Me këtë paraqitje, Yamal arriti një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij: u bë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që regjistron 100 fitore me ekipin.

Ai arriti këtë sukses në moshën 18 vjeç dhe 227 ditë, duke lënë pas Bojan Krkic (20 vjeç dhe 136 ditë) dhe Lionel Messi (21 vjeç dhe 275 ditë).

Ky rekord vjen si një dëshmi e rritjes dhe stabilitetit të Yamal si një nga talentet më premtuese të futbollit botëror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.