Dogana e Kosovës i fton të gjithë të interesuarit që kanë fushë veprimtari shërbimet e bufesë/gastronominë që të ofertojnë për marrje me qira të bufesë / restorantit në Terminalin Doganor Hani i Elezit.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se dhënia me qira e hapësirës për restorant dhe kuzhinë sipas çmimin fillestar të përcaktuar nga ekspertiza vlerësuese në vlerën e qirasë mujore prej 800.00 euro me TVSH për 265 m² + 300 euro shtesë për shpenzime të energjisë elektrike, ujit dhe mbeturinave.
“Derisa pastrimi i kuzhinës dhe restorantit bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit. Mënyra e paraqitjes se ofertës: Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi: 1. Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin; 2. Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi çmimin fillestar të përcaktuar. 3. Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 4 punëtor profesional për ofrimin e shërbimeve (një kuzhinier; një banakier; një kamerier dhe një pastrues). 4. Dëshmi me shkrim se ofertuesi plotëson kërkesat teknike të Specifikimit Teknik të Detyrueshëm; dhe 5. Dëshmi me shkrim mbi përvojën në fushën e ofrimit te shërbimeve te bufesë/restoranti ne tri vitet e fundit. 6. Dëshmi me shkrim qe subjektet ofertuese nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj institucioneve publike”, thuhet në njoftim.
Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e Specifikimit Teknik të Obligueshëm nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Hani i Elezit. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 19.02.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirën e restorantit në terminalin doganor Hani i Elezit me datën 11.02.2026 nga ora 11:00 – 12:00.
Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.
Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj. /Telegrafi/