KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: Vlerësojnë pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend

BDI: Vlerësojnë pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend

BDI sot ka reaguar lidhur me dorëzimin e Artan Grubit dhe ndalimin e tij nga policia.

Nga BDI e vlerësojnë pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.

“Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale.

BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike. Vetëm një procedurë e drejtë dhe profesionale i shërben së vërtetës, institucioneve dhe besimit të qytetarëve.

Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për këtë rast, partia do ta ndjekë me kujdes procesin në të gjitha fazat e tij”, thuhet në reagimin e BDI-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.