KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rinovimi në pritje, Man City turbullon planet e Real Madridit për Vinicius Junior

Rinovimi në pritje, Man City turbullon planet e Real Madridit për Vinicius Junior

Zërat e fundit nga Anglia hedhin hije mbi të ardhmen e Vinicius Junior, ndërsa negociatat për rinovimin e kontratës së tij me Real Madridin vazhdojnë të zvarriten.

Edhe pse në Spanjë mbizotëron bindja se sulmuesi brazilian do të firmosë një marrëveshje të re me klubin madrilen, fakti që marrëveshja ende nuk është finalizuar ka nxitur spekulime të shumta në tregun e transferimeve.

Sipas raportimeve të gazetarit Jose Miguel Villarroya, në Angli po qarkullojnë informacione se Manchester City ka kontaktuar me lojtarin ose me rrethin e tij të ngushtë, me qëllim që ta bindë të mos rinovojë kontratën aktuale me “Los Blancos”.

Edhe pse vetë gazetari thekson se nuk mund ta konfirmojë plotësisht lajmin, ai pohon se burime të ndryshme në Britani kanë raportuar për një interes konkret të klubit anglez ndaj brazilianit.

Një tjetër element që mund të ndikojë në këtë çështje është e ardhmja e trajnerit Pep Guardiola.

Sipas të njëjtave burime, një lëvizje e mundshme e Vinicius drejt “Etihad Stadium” mund të varet edhe nga vendimi i teknikut katalanas për të vijuar ose jo në krye të Manchester Cityt.

Dyshimet mbi vazhdimësinë e Guardiolës shtojnë pasigurinë rreth një transferimi të mundshëm, duke qenë se profili i lojtarit duhet të përshtatet me vizionin e trajnerit të radhës.

Ndërkohë, sezoni aktual me luhatje i Real Madridit ka bërë që disa futbollistë, të cilët deri para pak kohësh konsideroheshin të paprekshëm, të mos jenë më në të njëjtin status.

E ardhmja e Vinicius Junior pritet të varet në masë të madhe nga zhvillimet deri në fund të sezonit, ndërsa situata mbetet e hapur dhe nën vëzhgim të ngushtë nga klubet elitare evropiane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.