KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fermin tregon pozitën që i pëlqen të luaj, ka disa fjalë edhe për lojën e Barcelonës

Fermin tregon pozitën që i pëlqen të luaj, ka disa fjalë edhe për lojën e Barcelonës

Fermin Lopez pati një ndikim vendimtar kur u fut nga banka rezervë, duke shënuar golin e tretë të Barcelonës në fitoren 3-0 ndaj Levantes, çka i dha fund serisë së rezultateve negative të katalunasve.

Mesfushori ofensivë u inkuadrua në pjesën e dytë dhe realizoi me të majtën nga jashtë zonës, duke vulosur triumfin dhe duke theksuar rolin e tij gjithnjë e më të rëndësishëm në ekipin e drejtuar nga Hansi Flick.

Pas ndeshjes, Fermin foli qartë për pozicionin e tij të preferuar, duke treguar njëkohësisht fleksibilitet maksimal.

“Preferoj të luaj si mesfushor sulmues, por do të luaj kudo që më vendos trajneri”, u shpreh ai.

Duke reflektuar mbi reagimin e skuadrës pas periudhës së vështirë, ai shtoi:

“Ishim në një seri negative me ato dy humbje, bëmë autokritikë dhe zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Duhet të përmirësohemi, sepse u japim kundërshtarëve shumë raste.”

“E kemi korrigjuar këtë, sepse nuk është vetëm çështje e mbrojtjes, por edhe e lojtarëve të sulmit që duhet të bëjnë presion më të mirë”, tha Fermin Lopez.

Goli dhe deklaratat e pjekura të Fermín Lopez dëshmojnë për rritjen e tij të vazhdueshme dhe për vlerën që ai po i sjell Barcelonës si një lojtar i gjithanshëm dhe vendimtar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.