Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë matur në Berovë dhe Kodrën e Diellit, ku janë matur -5 gradë.
Pasojnë me -4 Manastir, Mavrovë, Demir Kapi, Krushevë, Kriva Pallankë, Shkup – Petrovec, -3 Strumicë, Pretor, Shtip, Prilep, -2 Veles, Ohër, Tetovë, Vinicë, -1 Shkup – Zajcev Rid, Pozharanë, Topolçan, 0 Gjurishte, Gjevgjeli.
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira në mëngjes, dhe me diell me vranësira mesatare në pasdite.
Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga jugu, dhe në pjesët lindore nga veriperëndimi. /Telegrafi/