KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Prishja e raportit me Selin, reagon gruaja e Mirit: Ti do me kap Prime në kurrizin e martesës time?

Prishja e raportit me Selin, reagon gruaja e Mirit: Ti do me kap Prime në kurrizin e martesës time?

Prime-i i fundit në Big Brother VIP Albania theksoi edhe një herë ftohjen e raportit mes Miri dhe Selin.

Situata u tensionua pas hapjes së “Kutisë së Pandorës”, ku u transmetua një deklaratë e babait të Selinit në lidhje me Mirin.

E prekur nga ajo që dëgjoi, Selin shprehu zhgënjim për qëndrimin e Mirit dhe gjatë një bisede së fundmi ngriti dyshime edhe për marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë.

Reagimi nuk vonoi të vinte nga bashkëshortja e këngëtarit të “West Side Family”.

Në një postim në rrjete sociale, ajo publikoi unazën e martesës dhe dha një mesazh mbështetjeje për partnerin.

“Ti mund të kapësh vëmendjen e prime-it në kurriz të martesës sonë, por unë e kam fituar zemrën e tij prej një dekade”, u shpreh ajo.

Zhvillimet kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa marrëdhënia mes dy banorëve vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.