KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me Hamzën: Diskutohet bashkëpunimi qeveri-opozitë dhe zgjedhja e presidentit

Kurti takohet me Hamzën: Diskutohet bashkëpunimi qeveri-opozitë dhe zgjedhja e presidentit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi Hamzën për bashkëpunimin në Kuvend lidhur me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar.

Temë e bisedës ishte edhe nevoja për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në dobi të pluralizmit politik dhe demokratik.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua ishte edhe zgjedhja e Presidentit të Kosovës, ku mbeten vetëm 10 ditë për të përmbushur afatet kushtetuese.

U konstatua se për një votim të suksesshëm kërkohen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit, duke e bërë bashkëpunimin mes partive të domosdoshëm.

Kryeministri Kurti njoftoi se takimi me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i planifikuar për nesër, për të vazhduar diskutimet mbi çështjet parlamentare dhe koordinimin politik./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.