KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar futbollistët për tre muaj

Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar futbollistët për tre muaj

Galatasaray po përballet me një krizë të thellë financiare pas humbjes 2-0 ndaj Konyaspor në garën për titullin e Superligës Turke.

Megjithatë, sfida më e madhe duket se është jashtë fushës, ku pagat e lojtarëve nuk janë paguar për gati tre muaj.

Gazetari i njohur turk Haluk Yürekli bëri deklaratën gjatë një programi televiziv, duke konfirmuar vonesat në paga te kampionët e Turqisë.

“Pagat te Galatasaray po vonohen pothuajse tre muaj. Nëse kjo vazhdon edhe këtë sezon. Paramendoni mos ta marrin titull, ata mund të mos jenë në gjendje të mos paguajnë fare”, deklaroi gazetari turk Haluk Yurekli.

Heshtja e klubit për këtë çështje ka nxitur spekulime dhe shqetësime të mëdha brenda skuadrës, si dhe tek tifozët që po ndjekin me nervozizëm situatën financiare.

Burime të brendshme të klubit i kanë thënë gazetarit Yurekli se menaxhmenti ka filluar ta marrë çështjen më seriozisht dhe po shqyrton mënyra për të zgjidhur vonesat në pagat e futbollistëve.

Situata e tillë mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për moralin e ekipit, por edhe për stabilitetin e Galatasaray në garën për titull, duke rritur presionin mbi drejtuesit e klubit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.