KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E konfirmon edhe Fabrizio Romano: Zidane arrin marrëveshje personale me Francën

E konfirmon edhe Fabrizio Romano: Zidane arrin marrëveshje personale me Francën

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano njoftoi një lajm që ka bërë jehonë në botën e futbollit: legjenda franceze Zinedine Zidane ka arritur një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Francës.

Sipas raportimeve të Romano, Zidane do të pasojë Didier Deschamps në stol menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, ndërsa Deschamps ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i Trikolorëve.

Edhe pse Shoqata Franceze e Futbollit ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen, Romano thekson se palët kanë arritur një akord praktikisht përfundimtar dhe vetëm pritet momenti i duhur për njoftimin publik.

Zidane nuk ka qenë i angazhuar si trajner që nga largimi i tij nga Real Madrid në vitin 2021, megjithatë emri i tij ka qenë i lidhur me stolin e Francës për vite me radhë.

Si lojtar, ai fitoi Kupën e Botës 1998 dhe Kampionatin Evropian 2000, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme. Ndërsa si trajner i Real Madridit, Zidane bëri histori duke fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Sukseset e tij të tjera me “Los Blancos” përfshijnë dy tituj të La Liga, dy Kupa Bote për Klube, dy Superkupa UEFA dhe dy Superkupa Spanjolle, duke e bërë atë një nga trajnerët më të suksesshëm të dekadës së fundit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.