Struga vazhdon krizën e rezultateve në sezonin pranveror, pasi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 në ndaj Pelisterit, në kuadër të javës së 19-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Pas dy humbjeve radhazi, ky ishte vetëm barazimi i parë për struganët, që tashmë duken të larguar seriozisht nga gara për titull, njofton Telegrafi.
Struga gjeti ritmin e lojës dhe kaloi në epërsi në minutën e 31-të me golin e Arbi Voshës, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 0-1.
Në pjesën e dytë, loja u zhvillua me intensitet, por Struga nuk arriti ta administrojë si duhet epërsinë. Rreth minutës së 73-të, pas një aksioni të vendasve, Luka Bulatoviq shfrytëzoi një top të kthyer dhe barazoi shifrat në 1-1.
Ky barazim e largon edhe më shumë Strugën nga kreu i tabelës. Me 42 pikë të grumbulluara, nëntë pikë më pak se lideri Vardari.
Në javën e ardhshme, Struga do të përballet pikërisht me Vardarin në një derbi që tashmë merr peshë edhe më të madhe, ndërsa çdo hap i gabuar mund të nënkuptojë përshëndetje përfundimtare me ambiciet për titull. /Telegrafi/