Në episodin e 63-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, i ftuar ishte mjeku dhe nutricisti Agron Rexhepi, me të cilin u diskutua gjerësisht për agjërimin, ndikimin e tij në organizëm dhe mënyrën e duhur të ushqyerjes gjatë muajit të Ramazanit.
Biseda në këtë episod është fokusuar në aspektin mjekësor dhe shkencor të agjërimit, duke sqaruar çfarë ndodh realisht në trup pas orëve të para pa ushqim dhe cilat janë përfitimet që sjell kjo praktikë.
Një pjesë e rëndësishme e episodit iu kushtua proceseve biologjike që ndodhin gjatë agjërimit.
Sipas Rexhepit, pas disa orëve pa ushqim, organizmi kalon nga përdorimi i glukozës tek përdorimi i yndyrave si burim energjie.
Rexhepi tha se gjatë pas 10 orë agjërim vjen deri procesi i glukoneugjenezës.
“Çka ndodh në këtë rast. Gjatë kohë së urisë, agjërimit, në syfyr e kemi marr ushqimin e fundit. Në orët e para të paradites ato materie ushqyese që i ke marr shfrytëzohen si karburant për proceset metabolike, energji-dhënëse, por me kalimin e kohës ato shpenzohen. E tash, kur e detekton truri që po zbret niveli i glukozës, që është ushqimi kryesor i trurit, atëherë stopon shpenzimin e rezervave të karbohidrateve dhe i fut në proces yndyrat”, tha ai.
Ai po ashtu tha se pas 12–24 orëve aktivizohet procesi i autofagisë – mekanizëm përmes të cilit trupi “riciklon” qelizat e dëmtuara dhe nxit rigjenerimin e tyre.
Ai po ashtu ka folur për ushqimet që rekomandohen dhe që nuk rekomandohen në iftar dhe syfyr.
Nutricisti Rexhepi gjatë këtij podcasti po ashtu theksoi se megjithëse agjërimi ka shumë përfitime, nuk është i përshtatshëm për të gjithë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com