KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Si po përgatitet Irani për një luftë me SHBA-në?

Si po përgatitet Irani për një luftë me SHBA-në?

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po rriten, ndërsa Irani po ndërmerr hapa të dukshëm për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake dhe bërthamore.

Sipas raporteve të fundit, vendi po riparon bazat e raketave dhe fabrikat e dëmtuara dhe po fortifikon komplekset bërthamore për t’i bërë më rezistente ndaj sulmeve ajrore, shkruan cnn.

Satelitët tregojnë rindërtimin e pistave në bazën ajrore të Tabrizit dhe tuneleve të bazave raketore, si dhe mbulimin me beton dhe tokë të strukturave në komplekset bërthamore, si ato pranë Natanz dhe Taleghan 2.

Përveç riparimeve, Irani ka bërë ndryshime në komandën ushtarake dhe po zhvillon ushtrime detare në Gjirin Persik, duke treguar gatishmërinë për çdo konflikt të mundshëm.

Ndërkohë, negociatat diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit në Gjenevë nuk kanë dhënë ende rezultate konkrete.

Ekspertët paralajmërojnë se hapat e Iranit tregojnë një përgatitje serioze për një përballje të mundshme, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.