KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Guardiola tregon mundësinë e vetme se si Man City mund të bëhet kampion

Guardiola tregon mundësinë e vetme se si Man City mund të bëhet kampion

Pep Guardiola ka këmbëngulur që Manchester City të mbetet i vendosur në garën për titullin e Ligës Premier pavarësisht se është disavantazhuar ndaj Arsenalit, duke paralajmëruar se liderët mund të grumbullojnë ende një seri të fortë fitoresh të ngjashme me seritë e kaluara të Liverpoolit.

Me Cityn që ka luajtur një ndeshje më pak (26 ndeshje kundrejt 27 të Arsenalit) dhe 12 ndeshje të mbetura, një fitore do ta ngushtonte ndjeshëm diferencën dhe do ta shtonte presionin mbi skuadrën e Mikel Artetës.

Duke folur përpara ndeshjes të ditës së sotme (e shtunë) që City e luan ndaj Neëcastle, Guardiola tregoi se si skuadra e tij mund ta fitojë titullin këtë sezon.

“Nëse fitojmë 12 ndeshje radhazi, do të jemi Kampionë, është një lajm i mirë. Por Arsenali mund të fitojë shumë ndeshje radhazi siç bëri Liverpooli”, ka thënë Guardiola.

Komentet e Guardiolës pasqyrojnë ringjalljen e fundit të Cityt dhe lojën e tyre në dorë, duke i pozicionuar ata për të përfituar nga çdo pengesë e mëtejshme e Arsenalit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.