KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Do ta adhuroni këtë vend”, gazetari francez që viziton vendet frankofone promovon Kosovën

“Do ta adhuroni këtë vend”, gazetari francez që viziton vendet frankofone promovon Kosovën

Ivan Kabacoff, gazetar francez që udhëton në vendet frankofone këtë herë ka vizituar edhe Kosovën.

Kabacoff në një postim në Facebook ka publikuar një pjesë të reportazhit për Kosovën e që do të publikohet të mërkurën në TV5Monde.

Kabacoff ka në fokus kulturën dhe shoqërinë në vendet frankofone, ndërsa thekson se Prishtina është një qytet i mrekullueshëm.

“Do ta adhuroni këtë vend”, thotë Kabacoff në fillim të prezantimit të tij të shkurtër për Kosovën.

Ai po ashtu përmend Prizrenin si perlë të Kosovë, malet madhështore të Rugovës, ndërsa ka takuar edhe kampionët olimpikë të xhudos në Pejë.

Ndryshe, Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga viti 2018, pjesë e një komuniteti prej 1.2 miliardë banorësh, 321 milionë frankofonë dhe 88 qeverive dhe shteteve në mbarë botën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.