KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

E plagosura në Istog nuk u mbijeton plagëve, Spitali i Pejës konfirmon vdekjen

E plagosura në Istog nuk u mbijeton plagëve, Spitali i Pejës konfirmon vdekjen

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se sot ka pranuar një paciente të plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë.

“Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes.Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra”, ka njoftuar Spitali i Pejës.

Ndryshe, për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku thotë se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në komunën e Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar’’, ka thënë Rugova./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.