KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Johnny Depp e lejoi Eric Dane të jetonte në shtëpinë e tij në Los Angeles pa pagesë ndërsa ai luftonte me sëmundjen e tij

Johnny Depp e lejoi Eric Dane të jetonte në shtëpinë e tij në Los Angeles pa pagesë ndërsa ai luftonte me sëmundjen e tij

Johnny Depp e lejoi Eric Dane të qëndronte falas në një nga shtëpitë e tij në Los Angeles, ndërsa aktori përpiqej të lehtësonte shqetësimet e tij financiare në muajt para vdekjes së tij.

Ylli i “Grey’s Anatomy” vdiq të enjten në moshën 53 vjeç, 10 muaj pasi ndau publikisht diagnozën e tij të sklerozës laterale amiotrofike (ALS).

Ai u takua me Johnnyn përmes miqve të përbashkët shumë vite më parë, dhe ylli i “Piratëve të Karaibeve” i lejoi Eric-ut të jetonte në njërën nga shtëpitë e tij për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Një burim i tha Page Six se Johnny donte ta ndihmonte kolegun e tij në mënyrë që të mos shqetësohej për asgjë tjetër ndërsa luftonte me sëmundjen.

“Eriku kishte një gjë më pak për t’u shqetësuar. Ai jetonte praktikisht pa qira në një nga shtëpitë që zotëronte Johnny mbi Sunset Strip. Ai i tha Erikut të paguante sa të mundte ose – nuk kishte pse të paguante asgjë për qira. Johnny donte të bënte gjithçka që mundte për të lehtësuar barrën financiare”, tha burimi.

Në prill të vitit 2025, Dane njoftoi se ishte diagnostikuar me ALS, një sëmundje progresive që sulmon qelizat nervore përgjegjëse për kontrollin e muskujve në të gjithë trupin.

ALS gradualisht shkatërron qelizat nervore dhe lidhjet e nevojshme për të ecur, folur, komunikuar dhe marrë frymë. Shumica e pacientëve vdesin brenda tre deri në pesë vjetësh nga diagnoza.

Dane është bërë një avokat i zëshëm për ndërgjegjësimin për ALS-në, duke folur në një konferencë shtypi në Uashington rreth procedurave të para-autorizimit të sigurimit shëndetësor.

Ai do të mbahet mend për rolet e tij në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.