KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Goditje për plug-in hibridet – jo më subvencione

Goditje për plug-in hibridet – jo më subvencione

Shumë plug-in hibride konsiderohen si një opsion miqësor ndaj mjedisit, por analiza më e fundit e Institutit Fraunhofer në Gjermani tregon se kjo nuk është e saktë.

Studimi, i bazuar në vlerësimin e të dhënave të mbi një milion automjeteve dhe i publikuar nga SWR, tregon se ajo që duket si një drejtim “i pastër” nuk mbron klimën.

Shkencëtarët e institutit Fraunhofer kanë zbuluar një detaj që shqetëson edhe ekspertët. Deri më tani, besohej se plug-in hibridet që lëvizin në modalitet elektrik nuk konsumojnë benzinë ose e konsumojnë jashtëzakonisht pak.

Të dhënat e mohojnë këtë. Edhe në modalitetin elektrik, automjetet mesatarisht konsumojnë tre litra karburant. Motorët me djegie të brendshme ndizet shumë më shpesh nga sa pritej. Patrick Plotz nga Instituti Fraunhofer e përshkruan këtë situatë si – shok.

Plug-in hibridet kombinojnë motorin me djegie të brendshme dhe motorin elektrik. Bateria karikohet nga një prizë elektrike, por pesha e saj, që është qindra kilogramë, rrit konsumin sapo bateria shteron.

Ekspertët shpesh i quajnë këto sisteme si marketing të pastër. Për shembull, modelet plug-in hibride të Porsche konsumojnë rreth shtatë litra benzinë në atë që quhet modalitet elektrik. Porsche deklaron se respekton metodat e matjes të parashikuara ligjërisht.

Pasojat e këtij zbulimi mund t’i kushtojnë industrisë së automobilave miliarda euro. Deri më tani, kompanitë kanë përdorur vlera të ulëta laboratorike për të shmangur gjobat për emetimet e tepërta të CO2. Shkencëtarët tani kërkojnë ndryshime: BE duhet të matë konsumin në rrugë dhe jo vetëm në laborator. Teknologjia nuk duhet të promovohet më me paratë e taksapaguesve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.