Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e saj.
Edhe pse policia nuk e aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të akteve të dhunës në 2 protestat e kaluara, sërish të dhënat nga dikasteri blu saktësojnë se në terren janë më shumë se 1300 efektivë, ndërsa të gjithë do të jenë të pajisur me mjetet e duhura, si kundragas apo mjete për shuarjen e zjarreve.
Nisur nga fakti që në të dy protestat e shkuara elementë të caktuar të protestuesve hodhën mjete të forta dhe molotovë e fishekzjarre në drejtim të institucioneve publike apo edhe efektivëve, plani i masave është rishikuar, duke nxjerrë në terren të gjitha strukturat.
Sipas planit, këtë të premte forcat policore do të përqendrohen përpara godinës së kryeministrisë, aty ku opozita ka njoftuar se do të realizojë tubimin.
Në godinë e Kryeministrisë janë vendosur kordonët metalikë, përforcuesit për dyert si dhe gjatë gjithë bulevardit ka kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të monitorojnë mbarëvajtjen e protestës.