KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Dua ta zhvilloj klubin” – Thomas Brdaric flet për projektin dhe sfidën për ta shpëtuar Drenicën nga rënia

“Dua ta zhvilloj klubin” – Thomas Brdaric flet për projektin dhe sfidën për ta shpëtuar Drenicën nga rënia

Trajneri i KF Drenica, Thomas Brdaric, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për misionin e tij te skuadra nga Skenderaj, sfidat aktuale dhe objektivin kryesor pra mbijetesën në elitë.

Ish-finalisti i Ligës së Kampionëve tashmë synon ta shpëtojë klubin kuqezi nga rënia një kategori më poshtë.

Brdaric theksoi se fillimi nuk ka qenë i lehtë, por beson fuqishëm në projektin që ka nisur në Skenderaj.

“Jam shumë pozitiv dhe i motivuar që të jem këtu për ta zhvilluar klubin dhe projektin. Me njerëz të ndershëm që kanë objektiva, çdo fillim është i vështirë”, ka thënë fillimisht Brdaric.

Trajneri gjerman u shpreh i befasuar me cilësinë që ka gjetur në futbollin kosovar.

“Jam vërtet i befasuar me cilësinë këtu në Kosovë. Kemi shumë lojtarë të mirë, talente me shumë potencial. Gjithçka ka nevojë për kohë dhe duhet ta marrim kohën për të qenë të durueshëm, por të punojmë me progres dhe në procese”.

Ai foli edhe për vështirësinë e mungesës së ndeshjeve në stadiumin vendas, duke e cilësuar si një disavantazh të madh për ekipin.

“Sigurisht që është shumë e vështirë të mos luajmë në stadiumin tonë. Këto janë kushtet tona dhe duhet t’i pranojmë, duke bërë më të mirën nga kjo situatë”.

Sa i përket objektivave, Brdaric e bëri të qartë se çdo ndeshje do të trajtohet si finale në luftën për mbijetesë.

“Të gjithë po luftojnë për mbijetesë dhe ne duhet ta përballojmë çdo ndeshje nga e para, me një plan të mirë dhe përgatitje të mirë”.

“Na duhen pikë dhe sigurisht kur përballemi me ekipe si në ndeshjen e radhës kundër Prishtinës së Re, por edhe Ferizajt dhe Llapit, janë ndeshje me gjashtë pikë ku duhet të fitojmë pikë”, përfundoi Brdaric.

Sipas tij, profesionalizmi dhe mentaliteti i fortë do të jenë çelësi për ta arritur qëllimin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.