KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Festivali i humorit shqiptar ‘Shqip Up Comedy’ zbarkon në Gjermani – zbulohen artistët që do të performojnë

Festivali i humorit shqiptar ‘Shqip Up Comedy’ zbarkon në Gjermani – zbulohen artistët që do të performojnë

Festivali i humorit shqiptar “Shqip Up Comedy Festival” po zgjerohet ndërkombëtarisht, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm pas katër edicionesh të suksesshme të mbajtura në Zvicër.

Për herë të parë, eventi do të zhvillohet në qytetin e Këln, duke sjellë energjinë e skenës shqiptare të stand-up-it në zemër të Gjermanisë.

Faqja zyrtare e festivalit në rrjetet sociale ka zbuluar edhe emrat e artistëve që do të performojnë në këtë natë speciale. Në skenë do të ngjiten Ernest Zymberi, Luan Comedy, Drilona, Avni Shkodra dhe Gent Hazizi, duke premtuar një mbrëmje plot humor, energji dhe momente që bashkojnë diasporën shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, eventi do të mbahet më 25 prill 2026 në ambientet e Elzhof Kulturgut, ndërsa pas performancave do të organizohet edhe një afterparty me muzikë nga Besian Xhindole.

Organizatorët e përshkruajnë këtë si një natë ku publiku jo vetëm qesh së bashku, por edhe feston shpirtin shqiptar larg atdheut.

Biletat për këtë edicion pritet të dalin së shpejti në shitje, ndërsa interesimi paraprak i fansave të komedisë shqiptare në diasporë tregon se debutimi i festivalit në Gjermani pritet të jetë një tjetër sukses për këtë platformë që po rritet çdo vit.

Përndryshe, “Shqip Up Comedy” sivjet do të organizohet edhe në Cyrih dhe më pas në Frankfurt në vjeshtë, gjersa pritet që në vitin 2027 të organizohet në pesë qytete. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.