Horizon School ka hapur zyrtarisht regjistrimet e hershme për vitin shkollor 2026. Periudha e aplikimit është e hapur nga 20 Shkurti deri më 31 Maj 2026, për të gjithë prindërit që dëshirojnë t’u sigurojnë fëmijëve të tyre një arsimim cilësor dhe të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.
Si shkollë e akredituar nga Cambridge International, Horizon School ofron një qasje bashkëkohore të mësimnxënies, ku nxënësit edukohen me metoda moderne, zhvillojnë mendim kritik dhe ndërtojnë aftësi të qëndrueshme për të ardhmen.
Mësimi mbështetet nga staf profesional dhe ambient i sigurt, që krijon kushte optimale për rritje akademike dhe zhvillim personal.
Me rastin e hapjes së regjistrimeve të hershme, Horizon School njofton se prindërit që aplikojnë brenda kësaj periudhe do të përfitojnë 10% zbritje në tarifën e shkollimit, për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online përmes platformës zyrtare në këtë link:
https://horizonschool-ks.com/sq/apliko-tani/
Horizon School fton prindërit të aplikojnë me kohë dhe t’i japin fëmijës së tyre mundësinë të nisë një rrugëtim të ndritur në një shkollë që ofron cilësi, siguri dhe standarde të larta të edukimit në nivel ndërkombëtar.
Horizon School, e ardhmja nis me ne.