Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u pyet në lidhje me garën për titull me Arsenalin pas barazimit me Wolves në mesjavë.
City është momentalisht pesë pikë mbrapa Topçinjve në garën për titull, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, e cila në rast fitoreje mund ta ngushtoj diferencën në vetëm dy pikë.
Kështu, trajneri i Cityt, Guardiola mendon se gjithçka mund të ndodh deri në fund pasi janë plotë edhe 12 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit.
“Ishin nëntë pikë kur kishim një ndeshje më pak. Kur kemi luajtur të njëjtat ndeshje. Shumë gjëra do të ndodhin. Lojtarët janë të rinj, kështu që përvoja është e re për ta”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“12 ndeshje janë shumë. Është Newcastle ai që është shqetësimi im i vetëm. Tani janë ata dhe pastaj është Leeds. Si gazetar, ti parashikon se çfarë do të ndodhë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”.
“Nuk fola asnjë sekondë për tabelën, pozicionet. Nuk më intereson fare. Më ke bërë të njëjtën pyetje katër herë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/