Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.
Policia bën të ditur se personi i kërkuar dyshohet për vjedhje.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotogafi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘vjedhje’”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit mund të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/