Në treg ofrohet për shitje një shtëpi me sipërfaqe 303m², e vendosur në Lagjen NIC – zonë e organizuar për banim familjar me qasje të shpejtë drejt qendrës së qytetit.
Objekti është i ndarë në përdhes dhe një kat, me orientim të favorshëm nga të gjitha anët, duke siguruar ndriçim natyral dhe ventilim optimal. Organizimi i brendshëm përfshin qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi – njëra master me garderober – dy banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Shtëpia ofrohet e mobiluar në tërësi, me stil bashkëkohor dhe kombinim ngjyrash të balancuara që krijojnë ambient të ngrohtë dhe funksional për jetesë të përditshme.
Ngrohja realizohet me energji elektrike përmes sistemit Vaillant, duke ofruar efikasitet dhe kontroll të temperaturës gjatë gjithë vitit.
Prona ndodhet në truall me sipërfaqe 3 Ari, ku përfshihet kopsht me pamje relaksuese, pishinë dhe hapësira të jashtme për shfrytëzim. Po ashtu, ofrohet vendparkim për deri në tri vetura.
Lagjja NIC njihet për organizim të rregullt dhe siguri 24/7, me infrastrukturë që mundëson qarkullim të lehtë. Afërsia me shkolla fillore dhe të mesme, si dhe lidhja e shpejtë me qendrën e qytetit.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 4 dhoma gjumi,
- 4 banjo,
- 2 Tarraca,
- Me fletë poseduese,
- Dokumentacioni me Noter,
- Orientimi: Veri, Jug, Lindje, Perëndim
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo,
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Vendparkim.
Kontakti:
Agjenti: Rem Avdiu
Emaili: rem.avdiu@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444









