KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kampi i Alvarez mohon kontaktet me Barcelonën

Kampi i Alvarez mohon kontaktet me Barcelonën

Sipas raportimit të Mundo Deportivo, rrethi i sulmuesit të Atletico Madrid, Julian Alvarez, ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me një transferim te Barcelona, duke theksuar se nuk ekziston asnjë kontakt konkret apo negociatë mes palëve.

Spekulimet për të ardhmen e argjentinasit janë intensifikuar javët e fundit, pasi Barcelona raportohet se e ka identifikuar atë si objektivin ideal për të udhëhequr repartin ofensiv në epokën pas Robert Lewandowskit.

Klubi katalanas po planifikon me kujdes tranzicionin në sulm, duke kërkuar një profil më të ri, dinamik dhe të dëshmuar në nivelin më të lartë evropian.

Madje, disa media në Argjentinë pretenduan se 26-vjeçari kishte vendosur të largohej nga Atletico në fund të sezonit për t’iu bashkuar Barcelonës.

Megjithatë, këto raportime janë mohuar nga kampi i lojtarit, i cili insiston se aktualisht prioriteti i tij është i fokusuar te projekti sportiv i Atleticos.

Alvarez është nën kontratë deri në vitin 2030, çka e vendos klubin madrilen në një pozitë të fortë negociuese.

Drejtuesit e Atleticos jo vetëm që nuk kanë ndërmend ta shesin sulmuesin këtë verë, por kanë planifikuar edhe bisedime për rinovim, me synimin për të blinduar një nga lojtarët kyç të skuadrës për vitet në vijim.

Performancat e tij këtë sezon, 13 gola dhe gjashtë asistime, kanë konfirmuar rolin e rëndësishëm që ai ka në skemat e ekipit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.