Presidenti i Barcelona, Joan Laporta, flet për planet e së ardhmes, situatën financiare dhe mundësinë e një transferimi të bujshëm gjatë afatit kalimtar veror.
Laporta ka konfirmuar se klubi katalunas është i përgatitur të bëjë një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, nëse rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë gjatë verës.
“Nëse është e nevojshme të bëjmë një nënshkrim të madh në verë, ne jemi të përgatitur për këtë”, ka deklaruar Laporta, duke lënë të kuptohet se Barcelona po planifikon me kujdes hapat e ardhshëm, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë financiar.
Laporta ka theksuar se prioritet mbetet stabiliteti ekonomik i klubit, por njëkohësisht ka bërë të qartë se Barça nuk do të heqë dorë nga ambiciet për të ndërtuar një skuadër konkurruese në nivelin më të lartë evropian.
Sipas tij, drejtuesit po punojnë për të balancuar buxhetin dhe për të respektuar rregullat financiare, pa sakrifikuar cilësinë në fushë.
Presidenti katalanas ka vlerësuar gjithashtu bazën e lojtarëve aktualë dhe talentet e rinj të akademisë, duke shtuar se çdo përforcim i madh do të bëhet vetëm nëse përputhet me projektin afatgjatë të klubit.
Deklaratat e Laportës pritet të ndezin spekulimet rreth emrave të mëdhenj që mund të lidhen me Barcelonën në muajt e ardhshëm, ndërsa tifozët presin me padurim të shohin nëse vera do të sjellë një tjetër transferim spektakolar në “Camp Nou”. /Telegrafi/