Amanda Seyfried shkëlqeu në premierën e filmit “The Testament Of Ann Lee” në Festivalin e 76-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, duke vënë në pah një figurë joshëse me një fustan nudo të zbukuruar me gurë të çmuar, me fund të gjatë rrjetë dhe detaje verbuese në pjesën e përparme.
Aktorja 40-vjeçare i stiloi flokët e saj biondë me kaçurrela, i shtoi një gjerdan të thjeshtë argjendi dhe përfundoi dukjen me taka të zeza me platformë.
Ajo u shoqërua nga aktorja Viola Prettejohn, e cila po ashtu mahniti me paraqitjen e saj, ndërsa të dyja pozonin me regjisoren Mona Fastvold, shkruan DailyMail.
Përtej stilit të saj të mahnitshëm në tapetin e kuq, Amanda ka bërë të qartë se fitimi i një Oscari nuk është prioritet për të.
Ylli i “Mamma Mia” ka qenë e nominuar për aktoren më të mirë mbështetëse në Oscar Awards 2021 për rolin në “Mank” dhe këtë vit për “The Testament Of Ann Lee”, por ajo tha për The New Yorker se këto vlerësime janë më shumë një motivim sesa një nevojë.
Amanda shtoi: “A më duhet një Oscar? Do të ishte e bukur, po, por nuk është e nevojshme”.
Kjo deklaratë vjen pas dy humbjeve të saj në Golden Globes këtë vit, ku u duk e mërzitur gjatë shpalljes së çmimeve. /Telegrafi/