Ish-presidenti i Barcelona, Joan Laporta ka nisur një sulm të ri ndaj gjyqtarëve spanjollë dhe Real Madridit, duke i akuzuar se po favorizojnë “Los Blancos”.
Duke folur në një intervistë të fundit, Laporta pretendoi se disa gjyqtarë punojnë vazhdimisht kundër Barcelonës.
“Ka disa gjyqtarë që, sa herë janë në krye të ndeshjeve tona, na dëmtojnë”.
“Kjo ndodh vazhdimisht. Kjo është realiteti. Është një skandal”, shtoi ai.
Laporta sugjeroi se vendimet merren kundër Barçës sepse rivalët nuk arrijnë t’i ndalin në fushë.
“Disa njerëz nuk mund të përballojnë atë që jemi si klub dhe atë që përfaqësojmë”.
Duke iu referuar Real Madridit, ai la të kuptohet për trajtim të pabarabartë nga ana e gjyqtarëve. Ai më pas akuzoi lojtarët e Madridit se ekzagjerojnë kontaktet për të fituar penallti.
“Kur ne kalojmë një periudhë të vështirë, përpiqen të na mbyllin përfundimisht, ndërsa kur ‘të tjerët’ janë në vështirësi, i ndihmojnë”.
“Këta të tjerët kanë mësuar si të notojnë, zhyten në pishinë në mënyrë të bukur”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Laporta është favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e klubit edhe për një mandat./Telegrafi