KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Polici voziste pa patentë shoferi, MPB: I është marrë arma dhe është dërguar për kontroll psikiatrik

Polici voziste pa patentë shoferi, MPB: I është marrë arma dhe është dërguar për kontroll psikiatrik

MPB Maqedoni njofton se Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka nisur procedurë ndaj një polici i cili ka drejtuar automjet pa pasur të dhënë provimin për patentë shofer. Siç njofton MPB-ja, policit i është marrë arma dhe është dërguar për kontroll të detyrueshëm psikiatrik.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër GJ.K., për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik. Personi i kallëzuar GJ.K., i punësuar në pozitën ‘polic’ në Departamentin për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, më 06.02.2026 në rrugën ‘Dame Gruev’ në Shkup ka drejtuar një automjet të tipit ‘Seat Altea’ pa dhënë provimin për patentë shofer. Si pjesëmarrës në komunikacionin publik, pa poseduar leje për drejtimin e automjetit, nuk i është përmbajtur rregullave të sigurisë në trafik, duke drejtuar automjetin në mënyrë të pakujdesshme”, njoftoi MPB.

Nga MPB thonë se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ndaj GJ.K. ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe ka shqiptuar masa të detyrueshme-marrjen e armës zyrtare dhe municionit, si dhe dërgimin për kontroll të detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.