KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A do të qëndroni nesër në shesh? Berisha: Skenari i protestës është misteri më i madh

A do të qëndroni nesër në shesh? Berisha: Skenari i protestës është misteri më i madh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat para oborrit të Kuvendit është pyetur lidhur me protestën që do të zhvillohet nesër, të premten më 20 shkurt.

Berisha u pyet lidhur me skenarët e protestës dhe nëse do të qëndroje në shesh.

Ai nuk dha detaje pasi sipas tij skenari i protestës është misteri më i madh.

Kryedemokrati ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.

“Edi Rama merr të gjitha fuqitë. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën . Ligji është një mburojë për Edi Ramën për organizatën që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar dhe duke qëndruar mbi ligjin.

Sot e tutje shqiptarët do të vidhen çdo ditë nga një grup që sillet ndaj tyre pa mëshirë. Do keni mburojë ligjin. Këta po përdorin pushtetin sit ë ishin pushtuesit më të rregullt të shqiptarët. Ftoj shqiptarët të thonë fjalët e tyre me guxim epik nesër në orën 18:00 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Vetëm vendosmëria e qytetarëve do të vendosë këtë organizatë kriminale para ligjit. Do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta. Kur janë me të huajt këta e qepin gojën dhe nuk thonë asnjë fjalë”, tha Berisha, raporton euronews.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.