Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në vendimet e mbledhjes së rregullt, njofton opinionin dhe besimtarët se Muaji i Bekuar i Ramazanit fillon më 19 shkurt 2026 (e enjte), ndërsa namazi i parë i teravisë falet më 18 shkurt 2026 (e mërkurë).
Nga BFI thonë se të gjitha myftinitë, xhamitë dhe institucionet edukativo-arsimore obligohen që aktivitetet fetare gjatë këtij muaji t’i realizojnë në përputhje me vendimet e Rijasetit dhe programet përkatëse, duke respektuar parimet e fikhut hanefi dhe rregullat institucionale të BFI-së.
“Sadekatul Fitri dhe zekati të paguhen sipas standardeve të përcaktuara, ndërsa mjetet e grumbulluara të destinohen për fondin e mirëmbajtjes së Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Na qoftë për hajr Muaji i Bekuar i Ramazanit – muaj i mëshirës, faljes, unitetit dhe solidaritetit. Lusim Allahun e Madhëruar që agjërimi, namazi dhe të gjitha ibadetet tuaja të pranohen. Agjërim të lehtë dhe ibadete të pranuara!”, thonë nga BFI.