Avokati i Jakup Krasniqit në Hagë, Aidan Ellis në deklaratën e tij përmbyllëse tha se ka besim të plotë që kur gjykatësit të zbatojnë vlerësimet dhe të shohin dokumentet do të pajtohen me argumentet e mbrojtjes të cilat do të çojnë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit.
Ellis gjatë fjalës së tij ka thënë se argumentet e Prokurorisë edhe kësaj here vazhdojnë të karakterizohet nga selektiviteti dhe përzgjedhja e vazhdueshme që i shkojnë për shtati teorisë së saj.
“Ne jemi besimplotë që kur të zbatoni dhe kur bëni këto vlerësime, kur të shikoni dokumentet e të zbatoni me rigorozitet parimin e barrës së provës, ju do të pajtoheni me argumentet e parashtuara prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit prej jush”, tha avokati Ellis. /Telegrafi/