Artistja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Olgera Lleshaj, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Ishe ti”, duke sjellë një atmosferë që në pamje të parë të kujton një baladë tipike dimri, por që në fakt ndërthur ndjeshmërinë me ritmin modern.
Kënga, e cila mban vulën e produksionit të Monkey Music në muzikë dhe tekst, surprizon me energjinë e saj ritmike pavarësisht titullit dhe klimës që sugjeron një ndjesi më të qetë emocionale.
Projekti vizual është realizuar nga Maurofilms dhe është xhiruar në Zvicër, ku peizazhet e bardha dimërore krijojnë një sfond mbresëlënës që e thekson estetikën e klipit.
Në pamjet e publikuara, këngëtarja shfaqet në harmoni me natyrën e mbuluar nga bora, duke reflektuar një stil unik dhe paraqitje elegante që i shton karakter interpretimit të saj.
Kombinimi i skenave vizuale me atmosferë të ftohtë dhe interpretimit emocional e bën projektin një përvojë artistike që synon të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be