Thjesht për shkak të të gjithë juve që më mbështetët në këtë garë për drejtësi. Të dhëna historike. Faleminderit të gjithëve ju, njerëzve me qëllime të mira dhe miqve që mezi prisni që Maqedonia të bëhet shtet ligjor, postoi së fundmi në Facebook ish-kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski.
Reagimi i tij vjen pasi Këshilli i Prokurorëve Publikë sot refuzoi kandidaturën e tij për prokuror publik shtetëror sepse nuk e plotësonte kërkesën – 10 vjet përvojë pune të pandërprerë si gjyqtar ose prokuror në fushën e së drejtës penale.
Konfirmimi që publikoi Pançevski tregon se ai e plotëson kërkesën e kërkuar prej tij për zgjedhje si prokuror publik shtetëror.
“Gjykata Themelore në Shkup, vërteton se personi Vlladimir Pançevski ishte në një marrëdhënie të rregullt pune për një periudhë të pacaktuar në këtë gjykatë, në pozicionin e Gjyqtarit nga 08.02.2008 deri më 28.07.2020 dhe ka një përvojë të përgjithshme gjyqësore të pandërprerë në këtë gjykatë prej 12 vjetësh, 5 muajsh dhe 20 ditësh.
Gjatë përvojës së tij gjyqësore, personi Vladimir Pançevski ka vepruar si gjyqtar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Pançevski./Telegrafi/