Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë sot një mesazh të veçantë nga takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të festimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se 18 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës i bëri bashkë.
“18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive. Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!” , shkroi Osmani.
Takimi u zhvillua në një atmosferë festive, duke forcuar lidhjet mes dy vendeve dhe duke ritheksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha sektorët e interesit të përbashkët. /Telegrafi/