Familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë bashkë në Hagë për ta përcjellë drejtpërdrejt marshin “Drejtësi, Jo Politikë” në Prishtinë.
Gazetarja e Telegrafit, Elfije Boletini që po ndjek procesin gjyqësor në Hagë bën të ditur se familjarë të Thaçit, djali i Jakup Krasniqit dhe të tjerë po e përcjellin drejtpërdrejt marshin në Kosovë.
Marshi “Drejtësi, jo politikë”, Tasholli: Lufta e UÇK-së është çlirimtare, nuk mund të zhbëhet kurrë

Ndryshe, numër i madh i qytetarëve kanë marshuar sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. /Telegrafi/


