Artisti i njohur shqiptar, Lyrical Son, është ngjitur në skenën e Marshit “Drejtësi, jo politikë” për të interpretuar një këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Ushtria Çlirimtare” është kënga të cilën ai e performoi, duke ngjallur emocione tek të gjithë të pranishmit.
“Kur liria cenohet, ne duhet me kthy me zor. Liri”, tha ai.
Foto: YouTube
Ndërkohë, ka nisur në Prishtinë Marshi me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili po zhvillohet në mbrojtje të katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ky marsh është organizuar nga plaftorma “Liria ka emër”.
Aktiviteti u organizua në 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com